Durrës, ekzekutohet 38-vjeçari, në kërkim autorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2013, 07:15
Një 38-vjeçar nga Durrësi është ekzekutuar me armë zjarri në periferi të Durrësit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.Ngjarja e rëndë ndodhi në Spitallë ku pas një konflikti që mendohet se ka qënë i momentit janë përdorur armën e zjarrit.Viktima është shtetasi Nik Zef Ndoji i cili pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri ka humbur jetën megjithë përpjekjet për ta dërguar në spital.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por pa mundur të vërë në pranga autorët, ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të kësaj vrasjeje.