Arrestohet kryebashkiaku i Kavajës, protesta në Tiranë

Ndeshja e futbollit midis Besës dhe Tiranës e zhvilluar ditën e dielë në Kavajë, ka rikthyer frikshëm dhunën në stadiumet shqiptare. Personazh kryesorë në këtë ngjarje vazhdojnë të jenë drejtues politik të rëndësishëm.Elvis Roshi kryetari i bashkisë Kavajë është arrestuar mbrëmë nga policia pasi akuzohet se në pushim e pjesës së parë ka hyrë dhunshëm në dhomat e zhveshjes së ekipit të kryeqytetit,duke i kërcënuar me jetë n.q.s do të fitonin këtë ndeshje. Ndërkohë  mësohet se Roshi ka goditur edhe  trajnerin e Tiranës Nevil Dede,duke e kërcënuar edhe me jetë.Ndërkohë që komisariati i policisë së Kavajës pas ndalimit të Roshit është kthyer në një vend proteste, ku qindra qytetarë kërkonin lirimin e kryebashkiakut. I pranishëm para komisariatit kanë qënë deputeti i PS Dash Peza, i cili është shprehur se ngjarja është e inskenuar politikisht ndërsa avokati i Roshit, Plarent Ndreca nuk është lejuar që të hyjë në ambjentet e komisariatit të Kavajës.Ndërkohë që për shpërndarjen e protestuesve përpara komisariatit janë dashur të ndërhyjnë edhe forcat RENEA. Pas kësaj rreth orës 22:00 të ditës së dielë kryebashkiaku Roshi është sjellë në policine e Tiranës ndërsa arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës ka sjellë tension në orët e vona në këtë qytet. Ndërsa Roshi mbahej në komisariat duke u pyetur për denoncimin e trajnerit të Tiranës Nevil Dede për goditje dhe kërcënim me jetë, një grup mbështetësish të Roshit kanë protestuar ashpër.Policia fillimisht nuk ka ndërhyrë por në orët e vona ka ndërhyrë edhe me trupat RENEA duke shpërndarë turmën dhe shoqëruar disa prej tyre.Situata ka qënë e tensionuar ndërsa Roshi vazhdon të mbahet në komisariat pasi ndaj tij ka një denoncim të depozituar nga trajneri Dede dhe drejtuesit e skuadrës së Tiranës.