Zgjedhjet, mbërrin sot në Tiranë një mision vlerësimi nga ODIHR

Mbërrin sot në Tiranë një ekip vlerësues i ODIHR, “Needs Assesment Mission” i cili do të qëndrojë në Tiranë deri më datën 14 mars, për të vlerësuar nevojat e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri.Takimin e parë, vëzhguesit e ODIHR-it do ta zhvillojnë sot në orën 19:00 me ministrin e brendshëm Flamur Noka ndërsa nesër në orën 09:00 do të takohen me ministrin e jashtëm Edmond Panariti dhe në orën 11:30  me kryeministrin Sali Berisha.Pas takimeve në Tiranë, ky mision do të bëjë një raport për të vlerësuar se cilat janë nevojat për vëzhguesit, për numrin e tyre, etj.Sipas rregullave të procedurës së Organizatës OSBE, ODIHR-i është ftuar me notë verbale (në dhjetor 2012) të Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë për të dërguar një mision vëzhgimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të 23 qershorit 2013.Kjo ftesë është bërë menjëherë pas dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës.