Rama prezanton programin në Malësinë e Madhe
Turi i takimeve të kreut të PS-së Edi Rama për prezantimin e programit “Për një Rilindje Shqiptare” është zhvendosur në veri.Një ditë pas konferencës në Shkodër, Rama sot u ndalë në një takim me banorët e Malësisë së Madhe.Kreu i PS-së kërkoi votën e tyre në 23 Qershor për ti hapur rrugë siç tha ai transformimit të bujqësisë.“Me votën për PS, në 23 Qershor të gjithë do e kuptojnë se nuk do japin një votë për tifozllik, por do japin një votë për një program që do ndryshojë situatën ekonomike, situatën në sistemin e shëndetësisë dhe kujdesin shëndetësor për njerëzit, do ndryshojë situatën në fshat ku ne jemi të vendosur të bëjmë disa politika nxitëse për të lehtësuar njerëzit që duan të jetojnë me punën dhe tokën duke ulur koston e prodhimit që të kenë mundësi të dalin në treg dhe të shesin. Ne jemi këtu në një zonë që qysh në kohën e Skënderbeut është eksportuar" tha Rama.Sipas kryesocialistit, Malësia e Madhe duhet të zhvillohet përmes politikave nxitëse që të rrisin fuqinë blerëse si dhe eksportin e prodhimit vendas.Në fund, Rama sumoi përmes batutash kreyministrin Berisha. "Kush do punë, duhet të heqë Saliun nga puna" tha lideri i PS-së.