Vdekja e fëmijës rom, Avokatit i Popullit viziton familjen

Shteti duket se është dorëzuar përballë situatës së vështirë që përjetojnë romët dhe kërkohet ndërhyrja e biznesit për të mbajtur gjallë këtë komunitet. Avokati i Popullit Igli Totozani ndërsa ka vizituar familjen rome që humbi fëmijën 1 muajsh në Shkozë ka propozuar ndërhyrje emergjente.“Ngushëlloj familjen e cila humbi fëmijën e vogël.Presim rezultatet e autopsisë së fëmijës që humbi jetën. Duhet të ndryshohet sistemi social dhe të ndihmohen njerëzit më në nevojë. Romët jetojnë në kushte aspak dinjitoze, janë pa shpresë dhe pa asnjë ndihmë” theksoi Totozani.Ndërsa nëna e foshnjes që humbi jetën si pasojë e të ftohtit dhe skamjes u shpreh se diskriminohen kur kanë nevojë për shërbimin shëndetësor duke sjell edhe raste të tilla fatale për jetën e fëmijëve të tyre.Kjo është ngjarja e dytë e vdekjes së fëmijëve në këtë familje pasi një vit më parë humbi jetën edhe vajza, për shkak të mossigurimit të kushteve më minimale të jetesës dhe harresës së shtetit ndaj këtij komuniteti.