Shkodër, gratë në vendimarrje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2013, 17:59
Rritja e rolit të gruas në vendimmarrje, ka qenë në fokus të një takimi të mbajtur në Shkodër me pjesmarrjen e aktorëve kryesorë vendorë, ndër të cilët prefektja Voltana Ademi dhe deputeti i qarkut, Astrit Beci.Gjatë fjalës së saj, prefektja Ademi, deklaroi se nuk ka pasur hapa përpara për përfaqësim në këshillat vendore, por ka një rritje të rolit të gruas në administratat e bashkive dhe komunave...Prej shumë vitesh angazhimi i më shumë grave në qeverisje ka qënë pjesë e shumë nismave, megjithatë ende shumë pak është bërë në këtë drejtim, ndërsa pritet që në zgjedhjet e 23 Qershorit, roli i gruas rritet edhe më tej e të ketë një përfaqësim më dinjitoz.