Kukës, rritet interesi i nxënësve për arsimin e mesëm dhe të lartë
Vitet e fundit është rritur në qarkun e Kukësit interesimi i nxënësve për të vijuar arsimin e mesëm apo atë lartë.Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria Arsimore Rajonale Kukës, sipas së cilës, duke e krahasuar me vitet e tjera tashmë më shumë se 92 % e nxënësve, mbarojnë arsimin e detyruar dhe ndjekin arsimin e mesëm, ndërkohë që 75 % e nxënësve që mbarojnë arsimin e mesëm arrijnë që të ulen në auditoret e universiteteve.Për shkollat e qarkut të Kukësit, vijon që të mbetet problem krijimi i stafeve pedagogjike me mësues përkatës ku në shkollat 9-vjeçare, 22 përqind e mësuesve janë pa arsim përkatës, ndërkohë që në shkollat e mesme 5 përqind e tyre nuk janë të profileve të duhura.Aktualisht në qarkun e Kukësit, fenomeni i braktisjes së shkollës, është evident por jo problematik, ku shifrat zyrtare flasin për 0.8 përqind të nxënësve që nuk e frekuentojnë shkollën fare.