Shkolla 9-vjeçare në fshatin Gurrë e vogël, me probleme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2013, 17:56
Shkolla 9-të vjeçare në fshatin Gurrë e Vogël në komunën Gurrë paraqitet me probleme.Këtë e faktojnë banorët e zonës të cilët shprehen se kushtet në të cilat zhvillojnë mësim 120 nxënës janë skandaloze.Ata shprehen se dyert dhe dritaret në këtë shkollë mungojnë totalisht, duke bërë që nxënësit të zhvillojnë mësim në kushtet tejet të vështira.Edhe energjia elektrike mungon në këtë shkollë për shkak të dëmtimit të kabllove dhe telave të brendshëm të cilët dalin në sipërfaqe.Banorët kërkojnë nga pushteti vendor që të marrë masat për rikthim në normalitet të kësaj shkolle në mënyrë që të zhvillohet një mësim sa më normal. Ata shprehen se në të kundërt do të bojkotojnë mësimin dhe nuk do ti lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollë.