Dëmtohet rruga Kodhel- Autostradë, vidhen mbrojtëset metalike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2013, 17:39
Vjedhësit e materialeve për skrap, po çmontojnë mbrojtëset metalike në rrugën Kodhel- Autostradë në Lezhë, të vendosur vetëm 6 muaj më parë.Bulonat e mbetura në rrugë dhe reduktimi i pjesëve metalike, tregojnë fare qartë se hajdutët punojnë fare të qetë gjatë natës duke i çmontuar ato.Banorët e zonës përshëndetën investimin e munguar prej vitesh në rrugën e tyre të amortizuar, por tashmë shprehin keqardhjen që mbrojtëset e saj po çmontohen dhe askush nuk e ndal këtë krim.Edhe pse pikat e grumbullimit të skrapit janë përgjatë rrugës, askush nuk kryen asnjë kontroll për të bërë të mundur arritjen tek personat që po shkatërrojnë investimin e munguar prej dekadash.