Familja në fshatin Gurrë e Vogël në Burrel, në skajet e varfërisë

Familja e më e largët e fshatit Gurrë e Vogël në Burrel është ajo e Ymer Kurtit, e cila jeton në skajet e varfërisë.Nuk kanë një banesë, nuk kanë as mundësitë më minimale për të jetuar, megjithatë duket se shpresa i mban ende gjallë 6 pjestarët e kësaj familjeje.Sakrificat për mbijetesë duken kudo, mjafton të hedhësh sytë përqark në banesën e tyre, e cila nga stalla e bagëtive ndahet vetëm me një kompesatë…Mirëpo, kjo nuk mbaron me kaq, vajza e cila ka mbaruar klasën e 9-të punon me nxjerrje gurësh për ta kthyer tokën në pjellore, pasi mundësitë ekonomike i kanë ndërprerë mësimin dhe të shkuarit në gjimnaz.Kryefamiljari dhe pjestarët e tjerë të familjes Kurti, shprehen se nuk kanë mundësi ekonomike për të ndërtuar një jetë më të mirë.Pjestarët e kësaj familjeje bëjnë apel për ndihmë nga shteti në mënyrë që të krijojnë një jetë të mirë. Deri tani, ata shprehen se janë të mbytur në borxhe tek të gjitha dyqanet e fshatit për të siguruar bukën e gojës.Këto janë kushtet e kësaj familjeje e cila cdo ditë pret me shpresën se do ti ndihmojë kush për të mbajtur frymën gjallë dhe për të rregulluar sado pak kushtet në të cilat jetojnë.