Pasojat e rënda të gripit, mjekët: Gripi po rikthehet
Edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës, paqëndrueshmëria e motit, favorizon virozat gripale ku të prekurit e sidomos fëmijët, kërcënohen më së tepërmi.Mjekët pediatër thonë se gripi është ritkhyer edhe tek fëmijët që e kanë kaluar muaj më parë këtë gjendje. Ndërsa më shqetësuese është fakti se ky grip vazhdon me ditë të tëra dhe se temeperatura e lartë zgjat.Mjekja Pediatre, Artjola Xhafa, thotë se ky moment është mjaft delikat dhe prindërit duhet të jenë mjaft të kujdeshëm me fëmijët.Por edhe nëse situata qetësohet, me arrdhjen e ditëve më të ngrohta, mjekja pediatre thotë se pasojat e një gripi janë më të mëdha sesa vetë momenti kur kalon këtë gjendje, pasi të vegjëlit riskohen nga infeksione më të rënda.Mjekja thotë se prindërit nuk duhet të lejojnë që fëmija të shkojë në çerdhe apo në kopësht, në rast se është me virozë, duhet të shmangin qëndrimet kolektive dhe dalje me fëmijët për shooping.