Fondi Shqiptar i Zhvillimit nis punimet në segmentin Stërmas – Picallë

Koha e udhëtimit të banorëve të komunave Petrelë -Farkë dhe Sauk, do të shkurtohet ndjeshëm dhe kjo jo vetëm në komunikimin mes këtyre komunave me njëra tjetrën por dhe me kryeqytetin.Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur punimet në segmentin Stërmas – Picallë, duke lehtësuar kështu lëvizjen e 7 mijë banorëve të këtyre komunave.  Në këtë rrugë kanë munguar investimet, infrastruktura e amortizuar bënë që gjatë dimrit këta banorë të lëvizin mes baltës, madje edhe nxënësit e kanë të vëshirë të shkojnë në shkollë.Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, së bashku me drejtuesit vendor e deputetin e zonës, panë nga afër ecurinë e punimeve.Rruga e re do të ketë një gjerësi asfalti 6 m dhe dy bankina, ajo do të jetë e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujrave të bardha dhe te zeza, ndriçim publik dhe  trotuare në zonat e banuara, mure mbajtës dhe vepra të tjera arti.Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor është parashikuar 18 muaj.