FRD diskuton me ekspertë programin për arsimin: Rritje 5 % të buxhetit

Fryma e Re Demokratike organizoi sot një tryezë të rrumbullakët kushtuar programit të  saj për arsimin. Në këtë  tryezë ishin te pranishëm ekspertë të fushës arsimore , drejtues te arsimit si dhe përfaqësues të grupeve të  interesit.Në prani të pjesëmarrësve, kryetari i FRD-së Bamir Topi theksoi se kjo tryezë ka qëllim të dëgjojë mendimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve rreth problematikave dhe zgjidhjeve për arsimin. Topi vlerësoi  mendimin e ekspertëve si shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm.duke i ftuar në një debat konstruktiv. Kryetari i FRD-së shtoi se një politike që ndahet nga ekspertët është  e dështuar.Drejtuesi i departamentit të arsimit në FRD, Prof.Dr Edmond Dragoti shpalosi programin e propozuar nga FRD për arsimin i cili përmbante:-Rritje 5% të bushetit shtetëror për arsimin-Akreditim perëndimor i Universiteteve-Arsimim i detyrueshëm i mesëm-Financim shteteëror vetëm kur universitetet të vetëdeklarohen Jo-fitimprurëse-Menaxhim financiar të pavarur në shkolla-Shkollim të emigrantëve nëpërmjet emisioneve televizive publike të posacmePas prezantimit të strategjisë së FRD-së pati diskutime nga ekspertë dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Ndërsa ekspertë të tjerë theksuan nevojën e depolitizimit dhe departizimit të sistemit arsimor shqiptar.