Rama i përgjigjet Berishës: Kryeministri e di kapitalizmin vjedhje me dhunë të pushtetit

Lideri i selisë rozë ka reaguar në rrjetin social “Twitter” lidhur me deklaratat e Kryeministrit  për taksën progresive.Sipas Ramës të thuash që taksimi i ndershëm është i barabartë me komunizëm, kurse taksa e sheshtë e barabartë me kapitalizëm, do të thotë ta dish kapitalizmin vjedhje me dhunën e pushtetit.Te qeverisësh një vend me 1 milionë të papunë dhe ta mohosh duke klithur PËRPARA!,do të thotë të udhëheqësh rrënimin e vazhdueshëm.Të paguash më pak taksa si kryeministër se një mësues dhe të klithësh PËRPARA! do të thotë të rrënosh shtresën e mesme me taksën e sheshtë" shkruan Rama.Më herët  Kryeministri Berisha gjatë inagurimit të një fabrike mielli në Vorë, akuzoi Ramën lidhur me programin për taksimin, ku deklaroi se taksa progresive çon ekonominë e vendit drejt rrënimit dhe përgjysmon vendet e punës.