Bode në Korçë: Reformat e qeverisë, impuls të ri në bujqësi
Viti 2012, ishte një nga vitet më të mira të bujqësisë në Shqipëri. Kështu ka deklaruar kreu i Financave, njëherësh deputet i PD, Ridvan Bode gjatë një takimi me strukturat e PD-së në Libonik të Korçës.Sipas Bodes vëllimet e eksporteve dhe prodhimet e fermerëve kanë pësuar rritje të vazhdueshme duke shënuar katërfishim të tyre.Arritjet e mësipërme, Bode i sheh të lidhura drejtëpërdrejtë me reformat e ndërmarra nga qeveria, që sipas tij do të shënojnë një impuls të ri në bujqësi."Qeveria ka marrë reforma thelbësore me vendimet e fundit duke hequr tvsh për makineritë bujqësore, por edhe inputet në bujqësi, fidane dhe gjedhë. Këto reforma synojnë industrializimin e bujqësisë në Shqipëri, këto nisma do japin inpuls të ri në bujqësi, do të nxisin rritjen e prodhimit, punësimin si dhe do të rrisin të ardhurat për çdo fermer" theksoi Bode.Duke u ndalur konkretisht tek fermerët e Korçës, Ministri i Finacave tha se PD do të trokasë në çdo shtëpi dhe do flasë me çdo votues për ta bërë pjesë të programit të saj çdo propozim, ide apo dëshirë të tyre për zhvillimin e zonës.