LSI: Integrimi në stanacion, klasa politike të gjejë konsensusin për 3 ligjet
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka risjellë sot në vëmendje proçesin e integrimit të vendit dhe stanacionin në të cilën kanë mbetur fati i tre ligjeve në Kuvend.Në një dalje për mediat, nënkryetari i kësaj partie Petrit Vasili apeloi forcat politike të lënë mënjanë llogaritë zgjedhore dhe të gjejnë konsensusin për votimin e tre ligjeve."Konstatojmë një stanacion të proçesit të integrimit dhe një vlerësim minor lidhur me rëndësinë që përmban, po konsiderhohet një argument për një luftë të hapur politike, një argument si gjithë të tjerët dhe elektoral. Tërheqim vëmendjen për vlerësimin e kësaj çështjeje, konsiderimin e saj si një vlerësim madhor dhe vëmendje të shtuar të apeleve shumë të qarta të BE-së dhe SHBA-së.Politika duhet të ulet në tryezë dhe të harrojë për një çast të vetëm 23 Qershorin, të ulen pa vështruar se cili do jetë rezultati zgjedhor dhe të përdorin kohën që kemi në dispozicion për ti dhënë një zgjidhje shumë të shpejtë kësaj çështje", tha ai.Votimi i tre ligjeve për LSI-në, përveçse një emergjencë për vendin, do të ishte dhe një dëshmi e qartë përballë ndërkombëtarëve të një pjekurie nga ana e klasës politike. Sa i përket nismës për referendum të PD-së, Vasili tha se një hap i tillë ishte një shprehje vullneti që integrimi duhet të shkojë përpara me çdo kusht, por sipas tij zgjidhja më e drejtë mbetet ajo e gjetjes së konsensusit.Duhet tu japim ndërkombëtarëve një provë të pjekurisë politike, si dhe të demostrojmë që politika flet me zërin e qytetarëve. Iniciativa referendare ishte një shprehje vullneti që integrimi duhet të shkojë përpara me çdo kusht, por ne duhet të arrijmë mirëkuptimin sa më parë në parlament. Duhet të lëmë mënjanë llogaritë politike dhe të mirëkuptohemi në parlament për votimin e tre ligjeve" theksoi Vasili.Nënkryetari Vasili tha se LSI do vazhdojë të investojë me gjithë fuqitë e saj që çështja e integrimit të mbetet kryeçështje madhore dhe të marrë përgjigje sa më parë të jetë e mundur.