Berisha sulmon PS për taksimin: Taksa progresive, politikë e rrënimit
Kryeministri Berisha ka sulmuar nga Vora programin e Partisë Socialiste për taksat, duke deklaruar se taksa progresiste që ofron selia rozë nuk bën gjë tjetër vecse shkurton automatikisht me qindra vende pune.Deklaratat Berisha i bëri teksa inaguroi një fabrike mielli në Vorë. Gjatë fjalës së tij Kryeministri e vlerësoi investimin si një tjetër vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare, ndërsa garantoi se Qeveria do bëjë gjithçka që investimi të jetë histori suksesi.Berisha më tej shtoi se shumë shpejt bizneset e reja do të mund të regjistrohen nga interneti pa qenë nevoja për tu paraqitur në zyra, hap ky që sipas tij do të sjellë lehtësira për sipërmarrësit dhe do shmangë burokracitë.Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se reformat mbeten leva e Arkimedit në historinë e zhvillimit të Shqipërisë.