Zjarr në uzinën e Ballshit, dy të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm në uzinën e Ballshit ka vënë në alarm banorët e kësaj zone, duke shkaktuar si bilanc edhe dy punëtor të plagosur.Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku pas shpërthimit uzina është përfshirë nga flakët dhe kjo ka sjellë menjëhërë në vendin e ngjarjes punonjësit e zjarrfikseve, të cilët kanë nisur punën për shkuarjen e zjarrit.Ndërkohë që sipas burimeve nga policia e cila tashmë ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të shpërthmit, janë dërguar në spital dy punonjësit e uzinës Përparim Beqiraj 35 vjeç dhe shefi i Repartit Qemal Hoxhallari 50 vjeç, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore. Ende nuk është e sigurt por dyshohet se ka edhe nje të plagosur tjetër të asfiksuar, por nuk është konfirmuar ende nga spitali, ndërsa dy të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën në spitalin e Fierit janë dërguar për një ndihmë më te specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.Nga ana tjetër policia në bashkëpunim edhe më prokurorinë kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se punëtorët kanë qenë duke pastruar depozitën dhe zjarri i rënë dyshohet se është aksidental. Por pas shuarjes së zjarrit nga zjarrfikësit ekspertët do të nisin verifikimin e situatës më nga afër. Gjithsesi policia ka rrethuar zonën në nëj perimetër të madh për shkak të frikës së ndonjë shpërthimi të ndonjë depozite të nëndheshme.