Ferdinand Poni: Nuk ka persona që nuk janë në listat zgjedhore

Zëvendës ministri i brendshëm, Ferdinand Poni, i ftur në RTV “Ora News”, ka folur për pastrimin e listave zgjedhore nga dublikimet.“Proçesi për listat ka filluar që në datën 12 Dhjetor 2012 dhe po shkon shumë mirë. Listat janë shumë të mira dhe mund të votohet që sot me to. Sipas kodit në datën 9 Maj, do të jetë lista përfundimtare. Për shkak të një cilësie të lartë të proçedurave standarte shumë gjërave që kanë të bëjnë me listat u kemi paraprirë me një godinë shumë të madhe.Në çdo zyrë të gjendjes civile publikohet ekstrakti i një date të caktuar të listës, dhe ky publikim bëhet çdo muaj deri në datën 9 Maj. Kjo lloj publikimi ka rritur transparencën dhe listat janë të ngarkuara online pranë çdo zyre të gjendjes civile. Kësaj rradhe kodi ka ndryshuar duke ndryshuar numri i zgjedhësve për qëndra votimi. Është vendosur që most ë ketë qëndra votimi nën 200 dhe në Shqipëri mbi 1000, përveç Tiranës mbi 700.Nuk ka persona të cilët nuk janë në listat zgjedhore, sepse personat të cilët janë mbi 18 vjeç kalojnë automatikisht në listat zgjedhore në mënyrë komjuterike. Për sa u përket dublimeve kemi rënë dakort me PS-në që të bëjmë një udhëzim të përbashkët. Ky udhëzim përmban mënyrën e dedektimit të dublimeve, si do të operohet dhe që me këtë process do të vazhdohet deri në fund.Sot ka një operacion që u takon të gjithë të zgjedhurve vendorë, dhe ai është lajmërimi i zgjedhësit. Shtetasit shqiptarë duhet të marrin një lajmërim nga bashkia dhe komuna përkatëse se në cilën qendër votimi votojnë, cila është adresa e qendrës së votimit dhe cili është numri rendor i tyre.Nuk duhet bërë zhurrëm për gjithëçka, unë e ftoj Partinë Socialiste të jenë bashkëpunues dhe ti qëndrojnë marrëveshjes së bërë sin ë rastin e dublimeve. Në vazhdën e bashkëpunimit  maksimal dhe referimit korrekt ndaj ligjit, në mënyrë periodike ministria ka publikuar që nga ana e drejtorisë së përgjithëshme të gjendjes civile është zbatuar me korrektesë ligji. Pjesa e përmbushjes së detyrimeve shtetërore dhe qeveritare është në avangardë të përmbushjes së të gjitha detyrimeve zgjedhore në Shqipëri. Nëse ka një promotor ose një lokomotivë që tërheq të gjitha standartet e tjera, është Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile” është shprehur Poni