Rama uron gratë: Pa ju s’ka burra, s’ka djem, s’ka vëllezër, s’ka familje, s’ka as jetë
“Pa ju s’ka burra, s’ka djem, s’ka vëllezër, s’ka familje, s’ka as jetë. Sa më shpejt dhe sa më mirë burrat ta kuptojnë këtë, aq më mirë do të jetë për të gjithë”, kështu e ka nisur Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, fjalën e tij përshëndetëse në aktivitetin e grave të PS-sëme rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.Më tej kreu i PS-së, ka vazhduar fjalën e tij duke thënë:“Falenderoj të gjitha gratë dhe vajzat që gjatë këtij viti i dhanë jetë, energji, forcë dhe një pamje mbresëlënëse, forumit të gruas socialiste. Falenderoj gratë në të gjithë Shqipërinë, për këtë transformim të rëndësishëm jo vetëm për gruan brenda Partisë Socialiste, por për të gjithë gratë shqiptare, sepse PS-la me vizionin për një politikë gjinore që të çojëpërpara betejën për barazi mes grave dhe burrave, reflekton në të gjithë shoqërinë. Partia Socialiste ka garantuar përfaqësimin e grave në të gjitha nivelet e përfaqësimit. Shpreh mirënjihjen dhe vlerësimin tim për të gjitha gratë deputete të Partisë Socialiste, që në kushte aspak të lehta kanë arritur të përcjellin një zë të arsyeshëm, një kulturë komunikimi si ajo që do të donim të kishte e gjithë politika dhe shqetësimet dhe shpresat e njerëzve në kushtet e një rrënimi të vazhdueshëm për shkak të keqqeverisjes.Falenderoj të gjitha gratë socialiste në nivelin vendor për punën që bëjnë për të lehtësuar problemet e komunitetit. Uroj që ky 8 Mars të jetë preludi i fitores sonë në 23 Qershor, edhe për gratë dhe vajzat edhe për një ndryshim të qasjes së qeverisë ndaj problemeve ndaj grave dhe vajzave.”Në fund Rama ka cituar dhe një shprehje të aktores së mirënjohur italiane, Sofia LorenMe të cilën ka mbyllur dhe fjalën e tij përshëndetëse: “Zoti nuk e bëri gruan duke ja hequr burrit kokën për tja vënë gruan mbi supe, nuk e bëri as duke i hequr këmbën për ta vënë gruan nën këmbët e burrit, e bëri duke hequr një brinë për ta vendosur atë në krah si të barabartë me burrin.”