Tirana feston 8 Marsin, aktivitete në ditën ndërkombëtare të gruas

Tashmë gratë që dhunohen do të kenë një numër falas ku mund të ankohen.Në ditën ndërkombëtare të gruas, bashkia e Tiranës në bashkëpunim me disa shoqata, ka prezantuar nismën e ndërrmarë për ti thënë ndal dhunës. Drejtoresha e shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”, u shpreh se ky numër është një mundësi më shumë për të ndihmuar gratë e dhunuara.Të pranishme në këtë aktivitet kanë qenë edhe disa ambasadore të akredituara në vendin tonë të cilat kanë dhënë mesazhin e tyre kundër dhunës .Për ato më të dhimbsurat, më të mirat dhe më të shtrenjtat : nënat dhe mbarë femrat, të rinjtë e   Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shqiptare, pasi kanë shpërndarë lule, të gjithë sëbashku i janë drejtuar Selisë Blu, ku edhe kanë apeluar në këtë ditë të veçantë.Kësaj feste por në të njëjtën kohë edhe dite të shënuar, për të kërkuar më shumë vëmendje ndaj gruas,  të rinjtë e LRI-së në njësinë nr 8 në kryeqytet, kanë trokitur në çdo derë duke shpërndarë lule dhe kartolina për të gëzuar sadopak në këtë ditë të veçantë, gjyshe, nëna dhe gra...Gjatë  gjithë ditës, grupe grash kanë festuar 8 Marsin në mënyra të ndryshme duke mbushur lokalet e Tiranës në ditën ndërkombëtare të tyre.