“Edipi Mbret”, trupa kosovare dhe shqiptare zbulon surprizat

"Një fytyrë e re për Teatrin Kombëtar"- Ky ka qenë premtimi i Trupës Kosovare dhe Shqiptare, të cilët  në një konferencë për shtyp e kanë quajtur shfaqen më të mirë dhe prestigjoze, tragjedinë "Edipi Mbret" të Sofokliut, e cila do të vijë premierë në datën 9 Mars.Për regjizorin Ilir Bokshi, gjetja në këtë shfaqe është në shkurtimin  e tekstit të Sofokliut dhe sjellja në një mënyrë ndryshe.Edhe aktorët janë përshtatur më së miri me rolet e tyre.Kjo vepër vjen në skenë nëpërmjet elementëve skenikë si pjesëve ritmike, ritualeve dhe këngëve polifonike  si vazhdimësi koreale.