Arrestohen 3 inspektorë higjene në Vlorë, akuzohen për korrupsion
Arrestohen në flagrancë 3 punonjës të Institutit të Shëndetit Publik në qytetin e Vlorës. Pas një pune intensive hetimore, Drejtorisa e Policise së Vlorës ka finalizuar me suksese operacionin e koduar "RIKTHIMI" ku u bë e mundur arrestimi i shtetasve Gazmir Bundo, Pandeli Bilbili, Afroviti Gjyli.Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke qënë në inspektim të kushteve higjeno-sanitare në disa subjekte tregtare në qytet, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash nga pronarët e këtyre subjekteve, në këmbim të mosmarrjes së masave për ata që nuk përmbushnin kushtet dhe kriteret higjeno-sanitare.Në lidhje me këto arrestime ka reaguar edhe ministria e shëndetësisë. Drejtori i politikave në këtë ministri Pëllumb Pipero është shprehur se personat e akuzuar janë pushuar nga puna.Personat e arrestuar akuzohen për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrijnë funksione publike" .