KLD, shkarkon gjyqtarin e Elbasanit Xheladin Karkini
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos të shkarkojë gjyqtarin e Elbasanit Xheladin Karkini.Gjyqtari Karkini u bë i njohur në muajin shtator të vitit të shkuar për konfliktin që pati me avokatin Bujar Dyrmishi, i cili e qëlloi me grusht Xheladin Karkinin për vonesën e këtij të fundit në caktimin e një seance gjyqësore ndaj një klienti.Pas atij konflikti, ministria e drejtësisë nisi edhe hetimet ndaj gjyqtarit të Elbasanit ndërsa kërkoi edhe miratimin e masës ndëshkimore të shkarkimit të tij për shkak të vonesave me zbardhjen e një sërë vendimeve.Karkini prej vitesh është akuzuar nga qytetarët, avokatët dhe prokurorët e rrethit të Elbasanit se nuk zbardh vendimet gjyqësore e kryesisht ato civile, mos zbardhje, të cilat arrinin edhe deri në 3 vjet.