Marrëveshje për SME-të,Gaiani: Do vijojmë të mbështesim Shqipërinë
Edhe pse në kohë krize Italia vazhdon të ndihmojë Shqipërinë. Në këtë kuadër u nënshkrua marrëveshja midis ministrit të financave Ridvan Bode, ministrit të ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Edmond Haxhinasto dhe ambasadorit Italian Massimo Gaiani.Sipas kreut të financave fondi prej 15 milion eurosh do të mbështesë ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme duke ndikuar në zhvillimin ekonomik në vend.Ndërkohë që Zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i METE Edmond Haxhinasto u shpreh se kjo marrëveshje do të ndikoj në mbylljen e ciklit të prodhimit në vend.Ambasadori Italian Massimo Gaiani deklaroi se do të vazhdohet që të mbështet Shqipëria.“Italia është aktive në mbështetjen e ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në fazën e parë të projektit është vënë re rritje e prodhimit të ndërrmarjeve përfituese. Aktualisht ekziston problem i financimit për SME-të. Megjithatë pavarësisht se është kohë krize ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë” tha ambasadori.Qeveria italiane ka qenë prezente në vend tonë me një sërë projektesh në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.