Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PS-së për ndarjen e mandateve
Gjykata Kushtetutese rrëzon kërkesën e PS-së për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për ndarjen e mandateve sipas skemës së 2009-ës, në zgjedhjet e 23 Qershorit.Gjykata Kushtetuese nuk ka legjitimuar kërkesën e PS-së dhe deputetëve socialiste, duke mos e marrë atë në shqyrtim, duke lënë në fuqi vendimin e parlamentit për ndarjen e 140 mandateve të deputetëve.Pas vendimit, i kontaktuar nga “Ora News”, deputeti I PS-së, Damian Gjiknuri, i cili depozitoi në Kushtetutese kërkesën e socialistëve, tha se Partia Socialiste do të mbajë një qëndrim pasi të njihet me argumentet e gjykatës. Ai tha se preçedenti që po krijohet që vendimet e kuvendit nuk shqyrtohen nga Kushtetuesja, është i rrezikshëm.7 Marsi ishte afati i fundit që kërkesa të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese, datë kjo që sipas kodit zgjedhor parashikonte marrjen e një vendimi nga KQZ-ja dhe Kuvendi për ndarjen e re të mandateve.Në 13 Shkurt, Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar, depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë ku kërkonte të shfuqizohej vendimi i Kuvendit për ndarjen e 140 mandateve te deputetëve sipas skemës së përdorur në 2009-ën, duke kërkuar njëkohësisht kthimin e çështjes në KQZ, si i vetmi institucion që ka të drejtën e përllogaritjes së një proçedure të tillë ligjore.Ankimi i socialistëve, mbështetej në dy pretendime, tek pabarazia e përfaqësimit të qytetarëve në zgjedhjet e 2013-ës dhe shkeljet e kompetencave të institucioneve të pavarura, siç është KQZ-ja.Sipas socialistëve, me lëvizjet demografike në Shqipëri, numri i zgjedhësve në qarqe ka ndryshuar. Në këto kushte, nuk mundet që vota e çdo zgjedhësi të përfaqësohet në proporcion me shpërndarjen e mandateve të deputetëve për çdo qark si në vitin 2009.