Gjykata "OK" ekstradimit të Paro Laçit në Itali
Gjykata e Tiranës ka vendosur pro ekstradimit të Paro Laçit drejt Italisë, vend në të cilin për të ka një vendim gjykate që e dënon me 10 vjet e 6 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike.Por Laçi do të ekstradohet në vendin fqinj,vetëm pasi të mbyllë llogaritë me drejtësinë shqiptare.Ai ka një proces të hapur në Gjykatën e Lartë për korrupsion dhe ndikim teknjë gjykatës i Shkodrës për të liruar nga burgu një të dënuar me 25 vjet. Ndërsa gjykatësi Ibrahim hoxha vendosi edhe ndryshimin e masës së arrestit nga burg në arrest shtëpie.Paro Laçi u arrestua dhjetorin e vitit që shkoi për llogari të shtetit Italian,për trafik ndërkombëtar droge. Ndërkohë që ështe dënuar edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit në Tiranë me 1,6 vite burg, ndërkohë që çështja e tij është dërguar për recursë në gjykatën e lartë, gjë që ka penguar ekstradimin e menjëhershëm të Paro Laçit në Itali.