Rama prezanton Lindita Nikollën si kandidate të PS-së

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zgjodhi 8 Marsin, ditën ndërkombëtare të gruas për të prezantuar  Lindita Nikollën si kandidate e PS-së për zgjedhjet e 23 Qershorit.Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama theksoi se ky 8 Mars e gjen gruan shqiptare me një bilanc të rëndë dhe një mundësi të madhe.“Ne na takon jo vetëm të flasim për gratë por të bëjmë një akt të ri besimi e respekti ndaj tyre, ndaj sot skuadrës sonë i shtohet edhe një grua tjetër në atë të rritjes së parlamentareve tona pas 23 qershorit, Lindita Nikolla nuk është e re për publikun, përkushtim përpjekje të kryetares së minibashkisë numër 1 të Tiranës, për të zgjidhur halle nga më të ndryshmet” tha Rama.Sipas kryesocialistit Rama bilancit të rëndë të vrasjeve të grave i shtohet sot edhe keqqeverisja që është bërë duke rritur papunësinë e grave."Ky 8 Mars e gjen gruan shqiptare jo vetëm me një bilanc të rëndë por dhe një mundësi të madhe. Bilanci nuk janë vetëm vrasjet e grave por edhe papunësia . Prandaj vota e 23 Qershorit për një rilindje ku për gruan do të hapet një horizont shpresash dhe shanses përmes një politike gjinore” ka shtuar Rama.Ndërsa në fjalën e saj Lindita Nikolla krahas falenderimit për besimin që i jepet ka garantuar angazhimin e saj dhe përkushtimin e madh pranë Partisë Socialiste.“Unë do trokas në zemrën e çdo qytetari që do Shqipërinë e rilindur, e pas 23 Qershorit do vazhdoj serish për të bërë të mundur rilindjen shqiptare” theksoi Nikolla.