Arrestohen 2 kontrollorë në Murriqan, akuzohen për korrupsion pasiv
Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, kuadër të operacionit policor "zhdoganimi i rremë", ka bërë të mundur arrestimin e dy punonjësve të policisë në pikën doganore të Murriqanit si dhe të një nënoficeri ushtrie.Mësohet se janë arrestuar shtetasit Arben Sabit Sinani, 44 vjec, me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Koordinimit në Pikën e Kalimit Kufitar Murriqan, Adriatik Habib Selmani, 39 vjec, me detyrë Kontrollor në PKK Murriqan dhe nënoficerin e ushtrisë Artan Tafa 37 vjeç pasi akuzohen për korrupsion pasiv.Për të dy të arrestuarit është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndërsa për nënoficerin e ushtrisë Artan Tafa,është dhënë masa e sigurisë “Arrest Shtëpie”,Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi nga hetimet 2 -mujore të kryera në kuadër të këtij Operacioni policor, rezulton se shtetasit e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim përmes tyre, qytetarëve të ndryshëm të cilëve ju mundësonin plotësimin elektonik të Hyrje - Daljeve fiktive të kundraligjshme në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan - Shkodër, të automjeteve, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore duke përvetësuar në mënyrë të kundraligjshme para prej këtyre shtetasve.Strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm sëbashku me Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Kryeqytetit, po vazhdojnë hetimet e mëtejeshme për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme.Ekzekutimi i masave të sigurimit personal u krye nga ana e specialistëve të SHKB - Tiranë, për shkak të cilësive të subjekteve të proçeduara.