Durrës, kapet 422.8 kg drogë, në pranga 36-vjeçari

Policia kufitare në Durrës ka sekuestruar sot 422.8 kg në një autobus ndërsa ka arrestuar drejtuesin e mjetit.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin me targa TR 9564 L, i cili drejtohej nga shtetasi Albano Ferizai.Sipas policisë, lënda narkotike u gjet e fshehur në dyshemenë e autobuzit e mbështjellë në 268 pako në formë paralelopipedi.Menjëherë policia ka arrestuar edhe drejtuesin e autobuzit Albano Feraizin 36 vjeç ndërsa po vijon hetimi në drejtim të përfshirjes së personave të tjerë në trafikimin e lëndës.