Berisha me gratë: Në 23 Qershor do shembim murin e bllokimit
Kryeministri Berisha ka kërkuar votën e nënave, grave dhe vajzave në 23 Qershor për të bërë sipas tij ndryshimin e madh të Shqipërisë.Duke folur në një aktivitet të zhvilluar me gratë me rastin e 8 Marsit, kryeministri Berisha kërkoi angazhimin e të gjithave grave demokrate për të bërë të mundur fitoren në 23 Qershor."Shqipëria nuk ka nevojë të quhet grua, por fitorja është gruaja dhe vajza, ndaj dhe ne shpallmi nga kjo sallë betejën tonë të madhe për fitoren e 23 Qershorit. Të vazhdojmë ne me forcën bindëse të shpirtit tonë betejën për çdo votë, të marrin votat e cdo nëne, gruaje, vajze për të fituar betejën tonë ndaj murit të patriarkizmit. Ne na duhet që të bëjmë gjithçka që Shqipëria të bëhet vendi i djemve dhe vajzave të barabartë në familje dhe në shoqëri” tha Berisha.Ai ka shtuar më tej se falë kontributit të të gjitha grave në zgjedhjet e qershorit do të bëhet e mundur edhe shembja e murit të bllokimit."Le të përdorim ne forcën e besimit tonë tek vlerat për të bërë që çdo nënë, çdo vajzë, çdo grua të votojë për të shembur murin e bllokimit që ka ngritur në rrugë neobllokemnët e rinj në emër të testamentit të etërve të tyre. Le të rendim ne në cdo minute, votë pas vote. Fitorja e 23 Qershorit është vendim për shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar, në Shqipëri europiane, në Shqipëri të ëndrrave dhe idealeve tuaja" shtoi Berisha.Kryeministri vlerësoi edhe kontributin e nënave dhe grave jo vetëm në familje por edhe në shoqëri.“Dëshiroj të përulem me nderimin më te hellë, me mirënjohjen më të pakufijshme para të gjitha nënave, grave, motrave, vajzave shqiptare kudo që janë so ato. Tju uroj gëzuar këtë ditë. T`i falenderoj me mirënjohjen më të thellë për gjithçka që ato kanë bërë për Sali Berishën, për çdo burrë, djalë, familjar, për shoqërinë shqiptare, për kombin për Shqipëriojnë në të gjitha kohërat. Çdo familje, cdo shoqëri, çdo komb gjithçka të mirë, çdo mirësi, çdo sukses e ndërton të bazuar mbi sakrificën dhe dashurinë. Në çdo familje, në çdo komb ju jeni simboli i dashurisë, ju jeni ikona e saj, ju jeni sakrifica e madhe për familje, për vlerën, për shoqërinë” tha Berisha.Kryeministri ka premtuar se do të bëhet gjithçka që të shembet muri i patriarkisë nga i cili buron edhe brutaliteti ndaj gruas."Ne mblidhemi dhe kremtojmë këtë ditë duke mos pranuar të krahasohemi me të shkurarën por krenar që në përpjekjet tona ne kemi realizuar projekte të mëdha. Instikti ynë i thellë është të ecim përpara. Por ne gjithçka kemi realizuar kemi realizuar sepse ne jemi realist dhe bëjmë analizë realiste dhe por të shohim Shqipërinë do të gjejmë se jo vetëm në Shqipëri por edhe në çdo vend të lirë paragjykuesi kryesor është muri i patriarkisë. Është ky mur mijëra e mijëra vjeçar nga i cili buron dhuna dhe brutalitet ndaj grave shqip dhe në mbarë botën. Është ky mur dhunues kryesor i lirve dhe të drejtave njerëzore në vendet e lira. Është ky mur që përcakton dallimet e pamerituara midis nënës dhe babait, burrit dhe grausa, vëllai dhe motrës. Është ky mur që përcakton vështirësistë e mëdha ekonomike. Prandaj unë jam këtu për t`u zotuar se gjithë jetën time në politikë do të shembin çdo vite e më shumë këtë murë” tha Berisha.Ndërsa kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka garantuar se në pozicion që ka edhe si grua do të bëjë gjithçka në ndihmë të grave, pasi ‘historia e gruas është historia e kombit’.“Jam e sigurtë se nënat nuk ua falin atij që ia quan veten Rilindas, që la vendin pa status, i hoqi fëmijëve bursa të panumërta, nënat nuk lejojnë të kthehen mbrapa, ato do zhvillojnë një Shqipëri evropiane, ato e dinë se kryeministri ynë nuk ndalet, e do kombin, e mban premtimin. Ne jemi ndryshimi përpara” thaTopalli.Topalli gjithashtu ka përmendur edhe reformat dhe arritjet e bëra gjatë qeverisjes demokratike në ndihmë edhe të grave. “Kemi bërë rrugë të gjatë, jeta ka ndryshuar, Shqipëria ka ndryshuar, ajo që gruaja ka bërë në këto dekada ka treguar se ajo nuk dorëzohet kurrë, ajo beson te jeta, dashuria, liria. Kudo që jane gratë, edukimi përmirësohet, të ardhurat rriten, kjo eshte rruga më e mençur, rruga për të mbështetur gruan” shtoi më tej Topalli.