Numri i grave në politikë, Arvizu: Jo problem unik për Shqipërinë

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është shprehur sot mospërfaqësimi i drejtë i grave në politikë nuk është një problem vetëm në Shqipëri.Ndërsa ka marrë pjesë në aktivitetin e titulluar “Dhuro një lule për jetën”, ambasadori Arvizu mori si shembull edhe senatoret në SHBA."Ky nuk është një problem unik për Shqipërinë.  Nëse do të merrni një shembull nga senati amarikan janë vetëm 16 senatore gra por ndoshta  duhet të ishin 51. Çdo shoqëri ka shumë për të bërë të vlerësuar kontributin e grave. Është e mrekullueshme të jetë një ditë që vlerësohen gratë por kjo duhet të bëhet në 365 ditë” shtoi ambasadori.Ambasadori Arvizu theksoi më tej se beteja për realizimin e të drejtave të grave vazhdojnë.“Jam i kënaqur dhe ndihem i privilegjuar që marrë pjesë në përkujtimin e ditës ndërkombëtare të gruas. Qoftë në SHBA, Shqipëri apo gjetkë beteja për te realizuar të drejtat e plotë të grave dhe të vajzave vazhdon. Sa më sukses të ketë përfaqësimi i grave në shoqëri aq më i suksesshëm do të vendi” tha Arvizu.