8 Marsi, Berisha uron në FB: Gjithçka për barazinë reale

Kryeministri Berisha ka uruar sot të gjithë gratë me rastin e 8 Marsit, Ditës ndërkombëtare të gruas.Përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, kryeministri është zotuar se do të bëhet gjithçka për barazinë gjinore në Shqipëri."Të dashur miq! Sot është ditë nderimi të madh, mirënjohje të thellë për nënat, bashkëshortet, vajzat dhe motrat tona që me dashurinë, virtytet, përkushtimin dhe aftësitë, sakrificat e tyre pasurojnë, zhvillojnë, fisnikërojnë kaq shumë shpirtin, jetën, familjet tona, shoqërinë tonë dhe Shqipërinë. Duke ju shprehur sot mirënjohjen tonë më të thellë dhe urimet me te perzemerta grave, nenave motrave, vajzave shqiptare le te zotohemi ne, per te bere gjithçka qe Shqiperia çdo dite e me shume te behet vendi i barazise reale midis burrit dhe gruas, nenes dhe babait, vellait dhe motres. Gezuar 8 marsin!” shkruan kryeministri.