8 Marsi, Sequi: Shqetësim, përfaqësimi i grave në politikë
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ajo do të festohet në Shqipëri përmes një sërë aktivitetesh të organizuara nga shoqatat e grave dhe institucionet shtetërore.Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, ka organizuar sot një mëngjes pune me gratë parlamentare.Në fjalën e tij, ambasadori Sequi theksoi se mbetet shqetësuese përfaqësimi i grave në politikë ndërsa ka shtuar se listat e deputetëve janë shqetësim i Bashkimit Evropian.Ai ka kërkuar të zbatohen të gjithë dispozitat e kodit elektoral i cili kërkon që përfaqësimi i grave në listat e deputetëve duhet të jetë 30 përqind."Është kënaqësi dhe nder për mua që filloj festimet e 8 Marsit me gra deputete. Ju vërtetoni se gratë janë të suksesshme dhe inteligjente. Gratë deputete kanë kaluar shumë sprova dhe kanë përfaqësuar elektoratin e tyrë. Shqetësim mbetet përfaqësimi i grave në politkë, ju përbëni vetëm 16.7 të Parlamentit. Sa më shumë gra në Kuvend, aq më e suksesshme është mbrojtja e të drejtave të grave. Duhet të zbatohet të gjitha dispozitat e Kodit Elektoral. Bashkimi Europian mbështet grate në politike dhe rritjen e përfaqësimit të tyre. Gratë deputete kanë përgjegjësi të madhe, janë zëri i atyre që nuk dëgjohen. E drejta për të cilën gratë luftojnë, e madhe, është ndër 12 prioritetet e BE. Gratë deputete duhet të kenë besim tek vetvetja, kanë përgjegjësi për të drejtat e grave. Shqipëria ka potencial për të qenë pararojë e të drejtave të grave” është shprehur ambasadori Sequi.Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojnë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.