Shezai Rrokaj: Arsimi ka ende probleme për të zgjidhur

Shezai Rrokaj, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, i ftuar në inervistën e mbrëmjes në RTV “Ora Neës”,  ka folur në lidhje me gjendjen e sistemit arsimor në Shqipëri.“Një shoqëri duhet ti kushtojë rëndësi arsimit pasi me arsimin lidhet dhe e ardhmja e saj dhe të gjitha qeveritë bëjnë përpjekje për arsimin. Arsimi sot është në atë gjendje që është dhe Shqipëria. Në arsim janë bërë hapa të mëdha, është futur ajo që quhet sfida e mijëvjeçarit, cilësi dhe barazi në arsim. Në Shqipëri ka arsim privat dhe publik që herë-herë janë komplementarë dhe herë-herë janë konkurencialë.”“Disa reforma bazë si këto të arsimit nuk duhet të jenë reforma që konceptohen brenda një rotacioni politik. Strategjia e arsimit tek ne duhet të jetë e lidhur ngushtë me strategjinë e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë të vendit, në mënyrë që të krijojmë një strategji formimi që kurorëzohet me diplomat. Sfida është dyllojësh: Cilësia në arsim dhe përshtatja e arsimit me kërkesat e tregut të punës.”“Ka një rritje të kënaqshme të rrogave në arsimin parauniversitar, ndërsa në sistemin universitar ka disa problematika. Lëvizja e demografike e popullsisë ka krijuar çrregullim në pikpamjet e infrastrukturës. Kërkohet një politik arsimore në përputhje me lëvizjen e popullsisë. Duhen menduar politika që epërshtasin shkollën në Shqipëri me sistemin europian. Sfida jonë e arsimit është që ta çlirojmë atë nga informacioni i vjetërruar. Duhet të përpiqemi që ta shkëpusim përfundimisht shkollën nga ajo traditë e dikurshme e të mësuarit përmendësh, që ishte një traditë lindore. Nxënësi bën mësimin jo mësuesi, mësuesi thjesht drejton. Një mësues i mirë nuk është ai që jep teori por ai që vë në lëvizje të menduarit aktiv.”“LSI I ka hedhur idetë e saj për diskutim. Ne jemi për një arsim të integruar ku strategjia e zhvillimit duhet të shkojë në përshtatje me strategjinë e formimit. Ne kemi hedhur ide për të futur arsimin e mesëm të detyrueshëm, thjeshtësimin e maturës shtetërore, rregullimin e sistemit të vlerësimit në shkolla, por idetë tona janë shumë të përqëndruara dhe në arsimin profesional.”“Nuk duhet të konceptojmë një arsimim ku të gjithë shkojnë në universitet, duhet të kuptojmë një arsimim ku të përgatisim njerëz të aftë me zotësi profesionale për të gjitha llojet e nevojave që ka shoqëria.”