Kryetari i LSI-së vizitë në tre biznese të prodhimit fason në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2013, 15:29
Lëvizja Socialiste për Integrim ka premtuar mbështetje më të madhe ndaj biznesit fason në të ardhmen.Kështu ka deklaruar kreu i Lsi-së Ilir Meta gjatë vizitës së disa bizneseve fasone në Shkodër. Sipas Metës LSI i ka prioritet prodhimet "Made in Albania".Bizneset fasone realizojnë rreth 600 milion dollarë eksporte jashtë vendit dhe ka të punësuar rreth 110 punonjës, kryesisht gra dhe vajza .