Qëndra për Drejtësi dhe Solidaritet takime me shoqërinë civile

Qëndra e përbashkët mediatike dhe juridike e emëruar "Qëndra për Drejtësi dhe Solidaritet ", pranë strukturave të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, është kthyer në një përthithëse e ideve dhe propozimeve  nga përfaqësues të shoqërisë civile, grupe interesi dhe qytetarë në nevojë.Nëpërmjet takimeve, kjo qëndër në bashkëpunim edhe me shoqata të shumta, ofron ndihmë juridike  për njerëzit në nevojë dhe trajton probleme të ndryshme që u përkasin një sërë grupeve.Në  tryezën me shoqatën e të pastrehëve në Durrës, Gjikë Pastërma tha se " mbi 100 familje durrsake jetojnë në apartamente të ndërtuara me kontribut vullnetar, por mbi truallin e  pronarit", ai gjithashtu  solli në vëmendje një ligj se kur një investim është 50% me 50%, në këtë rast pronari dhe shteti janë bashkëpronarë. Ndërsa koordinatori i QDS Ilia , konfirmoi se  janë për harmonizimin e  dy të drejtave themelore : Të drejtës së pronës dhe  të drejtës për të patur një strehë.