Noka: Raporti i DASH hedh poshtë akuzat politike në drejtim të Policisë së Shtetit
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi strategjinë ndërkombëtare të narkotikëve, hedh poshtë të gjitha akuzat politike në drejtim të Policisë së Shtetit.Kjo ishte deklarata e Ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, gjatë dhurimit të disa pajisjesve për policinë kufitare, nga Ambasada Amerikane. Noka e ka lexuar këtë raport që është një inkurajim për policinë në kryerjen e misionit të saj, në luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës.Në dorëzimin e këtyre pajisjeve ka qënë edhe zv.Ambasadori Amerikan, Henri Jardin si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj. Ndërkohë këto pajisje pritet të ndihmojnë punën e policisë në tre drejtime: Ndalimin e armëve të shkatërrimit në masë, lufta kundër çdo lloj trafiku të paligjshëm dhe asistenca për mospërhapjen e lëndëve bërthamore.