Dështon seanca gjyqësore për ekstradimin e Paro Laçit drejt Italisë
Ka dështuar përsëri seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për ekstradimin e Paro Laçit drejt italisë.Në këtë seancë, i pandehuri ka kërkuar të ndërrojë avokatin dhe mbrojtja e tij të bëhet nga Sajmir Visha. Ai kërkoi kohë që të njihet me aktet dhe dosjen në tërësi, për ti siguruar klientit të tij një mbrojtje legjitime. Ndërsa menjëherë ka reaguar prokurori i çështjes, Adriatik Camo, i cili e ka cilësuar këtë si një manovër për të shkelur afatin 3 mujor të paraburgimit dhe kërkoi shtyrjen e afateve me 1 muaj.Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Brahim Hoxha, do të marrë një vendim në datën 8 Mars për kërkesat e palës mbrojtëse dhe akuzës. Ndërkohë që afati 3 mujor i paraburgimit për Paro Laçin, përfundon në datën 10 Mars, por do të jetë vendimi i nesërm i gjykatës që do të vendosë për shtyrjen ose jo të afatit.