PDIU, reagon për heqjen e licensave të kompanive shqiptare të autobusave drejt Greqisë

PDIU ka reaguar ditën e sotme për heqjen e liçensave për operimin e 22 kompanive shqiptare të autobusave drejt Greqisë, me anë të një deklarate në të cilën thuhet:“Siç është bërë e ditur, Greqia ka pezulluar liçensat për kompanitë shqiptare që operojnë në linjat e autobusëve drejt qyteteve të saj, në një pretekst shkurtimi afatesh.Siç reagojnë kompanitë shqiptare, kjo masë e njëanshme e autoriteteve greke do të ketë shumë pasoja negative jo vetëm për kompanitë tona, të cilat kishin investuar në bazë të liçencave të vjetra disa vjeçare. Kompanitë paralajmërojnë se çmimi i biletave për udhëtarët tanë do të njohë rritje të konsiderueshme, dhe do të shtohen vështirësitë e lëvizjes së tyre në territorin grek.Biznesi i udhëtimit drejt Greqisë, në kushtet kur emigrantët tanë drejt vendit fqinjë preferojnë autobusin në vend të mjeteve të tjera, është një biznes shumë i fuqishëm. Duket se autoritetet greke kanë vendosur të favorizojnë kompanitë e tyre nëpërmjet një mase administrative.Në këto kushte, qeveria shqiptare duhet të reagojë në mbrojtje të interesave të kompanive tona dhe të udhëtarëve.  Nëse qeveria greke nuk pranon të rishikojë drejtësisht vendimin e vet, atëherë ajo duhet të aplikojë reciprocitet ndaj kompanive greke brenda rrethanave në të cilën operojnë ato. Ky hap është minimumi që duhet të bëjmë për të ruajtur jo vetëm interesat e kompanive tona, por dhe dinjitetin tonë kombëtar dhe shtetëror”, përfundon deklarata e PDIU-së.