Tiranë, policia rëndësi të veçantë parandalimit të vjedhjes së pronës
Zëdhënësja e policisë së kryeqyteti Alma Katragjini ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat në të cilën është shprehur:“Strukturat e Policisë së Kryeqytetit, një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar parandalimit të vjedhjes së pronës në juridiksionin që mbulojnë, duke bërë të mundur gjatë muajit Shkurt 2013 reduktimin në masën 20% të veprave penale në këtë fushë dhe rritje të forcës zbuluese me 2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Drejtoria e Policisë së Qarkut, krahas intesifikimit të punës, po bashkëpunon edhe me Drejtorinë Rajonale të Cez Shërpërndarje në Tiranë, me qëllim monitorimin në terren me specialistët e rendit dhe të sigurisë për të ndërprerë çdo abuzim me energjinë elektrike dhe lidhjet energjitike të paligjshme apo dëmtime të pronës së Cez Shpërndarje.Kështu, në vijim të masave të marra, ditën e sotme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.6 Tiranë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Sadi Loshi, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Luan Braho 54 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.Arrestimi i tyre është bërë për arsye se këta shtetas në bashkëpunim me një person tjetër (identiteti i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi) janë kapur duke vjedhur transformatorin e dritave të fshatit Celoberzes, të Komunës Ndroq-Tiranë.Me cilësine e provës materiale, këtyre shtetasve ju sekuestrua mjeti me targë TR 2875F me të cilin do të transportohej transformatori, si dhe disa pinca, doreza etj që kanë shërbyer për çmontimin e transformatorit.Po punohet për kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje, si dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të kryera nga këta persona.Materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.Policia e Kryeqytetit do ta vazhdojë të punojë për parandalimin e ngjarjeve kriminale kryesisht ato ndaj pronës dhe ndërkohë do të mbështesë ligjërisht të gjithë subjektet shtetërore apo private për realizimin e detyrave e përgjegjësive të tyre.”