Berat, vetëhelmohen dy persona, njëri humb jetën, tjetri në gjendje të rëndë

Dy persona janë vetëhelmuar ditën e sotme në Berat.Në spitalin rajonal të qytetit të Beratit, kanë mbërritur ditën e sotme dy persona të cilët ishin vetëhelmuar duke konsumuar një sasi fostoksine.Është vetëhelmuar Vladimir Lleshi 45 vjeç, banor i fshatit Magjat në komunën Perondi, i cili ka humbur edhe jetën, si dhe shtetasi Julian Mile 25 vjeç, banor i fshatit  Kozare i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Burime nga policia bëjnë me dije se janë ende të paqarta motivet që kanë çuar dy personat në vetëhelmim, por ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të këtyre vetëhelmimeve.