Cannon: Debati për sistemin e taksave, kohë e humbur
Debati politik për taksën e sheshtë apo atë progresive është i dëmshëm për thithjen e investimeve. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Nicholas Cannon gjatë një dreke pune me biznesmen në Dhomën Britanike të Tregtisë deklaroi se për biznesmenët është shumë e rëndësishme që të jenë të sigurt për sistemin e taksave që do të aplikohet .“Në Shqipëri ka ende probleme në klimën e biznesit aktual apo potencial.E për të qënë i sinqertë këto gjëra pranohen disi edhe prej lidershipit në Shqipëri.J emi në prag të zgjedhjeve të qershorit dhe ajo që vihet re është një debat për meritat e taksës së sheshtë dhe asaj progresive por sistemi i taksave në një vend është shumë i rëndësishëm për investitorët po aq sa edhe niveli i taksave.Biznesmenët duhet që të dinë dhe të jenë të sigurt se se ku do të përqëndrohen autoritetet me taksat. Koha e humbur duke predikuar sistemin e taksave do të ishte më mirë të shfrytëzohej në të mirë të biznesit” tha Cannon.Ndër të tjera ambasadori i Britanisë ka përmendur edhe një sërë problemesh të tjera që rëndojnë biznesin në Shqipëri.“Një ndër problemet që mund të përmend është e drejta e pronës .Dihet tashmë që ky problem është i lidhur me të shkuarën komuniste të vendit por kjo është një pasiguri për të tërhequr investime sidomos në sektorin e turizmit.Problem gjithashtu mbetet edhe ekzekutimi i kolateralit të bankave si dhe ideja e korrupsionit apo e moszbatimit të ligjeve është e dëmshme për klimën e biznesit” shtoi ai.Pavarësisht të gjithave ambasadori i Britanisë së Madhe vlerësoi mundësitë që ofron vendi ynë për investime në sektorët e energjisë,turizmit apo të bujqësisë.