Gazeta “Postieri” mbush 5 vjeç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2013, 14:50
Gazeta "Postieri" festoi 5 vjetorin e krijimit duke i shërbyer në këtë mënyrë të gjithë qytetarëve për ti informuar mbi aktivitetet dhe ndryshimet e këtij shërbimi.Gazeta e përjavshme ka një tirazh prej 10 mijë kopjesh duke u shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.Drejtori i Postës Shqiptare Arqile Gorea tha se kjo gazetë është lajmëtarja e rrugës së ndrshimit në të cilën ka ecur posta, dixhitalizimi dhe marrëveshjet rajonale e ndërkombëtare.Posta ndahu certifikata mirënjohje për gazetarët që kanë dhënë kontribut në këtë gazetë por dhe gazetar të shtypit e televizionit.Gjithashtu Goreja tha se Posta Shqiptare së fundmi ofron edhe internet falas në të gjithë Shqipërinë.