Gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, paraqitet provat balistike

Gjykata e Durrësit ka zhvilluar sot seancën gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas i cili akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998.Në seancën e sotme janë paraqitur provat balistike të armëve të cilat dyshohen se janë përdorur në vrasjen e Malokut ndërsa vendimi për Ilir Xhakjan do të jepet nga Gjykata në 21 Mars.Ekspertët kanë deklaruar se ndaj Qerim Malokut është qëlluar me 3 armë të ndryshme ndërsa kanë shtuar se në vendngjarje janë gjetur edhe 8 gëzhoja.Ndërsa Prokurori i çështjes është shprehur se provat balistike janë një element kyç në dyshimet për vrasjen e Qerim Malokut nga Ilir Xhakja.Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg ndaj Ilir Xhakjas, ndërkohë që në vitin 2002 gjyqtari Neritan Tabaku, i dha pafajësinë atij për këtë krim.Vrasja e Qerim Malokut ka ndodhur në 26 korrik të vitit 1998 në vendin e quajtur Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij akuzohet pikërisht Ilir Xhakja.Ndërkohë mbi Xhakjan rëndon akuza e vrasjes së Kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit të kaluar.