Berisha:Të vendosur për të votuar 3 ligjet. Zgjedhjet do jenë më të qytetëruarat

Kryeministri Berisha është shprehur i vendosur për  të votuar 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.Ndërsa ka folur në një aktivitet të zhvilluar me rastin e 7 Marsit, kryeministri Berisha iu referua edhe zgjedhjeve të 23 Qershorit për të cilat premtoi se do të jenë më të përparuarat.“Sot jemi i vetmi vend që për tre ligje mbetemi pas dere, në vend numëro, por demokracia është për t’u mësuar, ndaj dhe mbetemi të vendosur që së bashku me ju ti votojmë tre ligjet dhe të marrin statusin e tyre. Kjo pranverë që vjen është përcaktuese, është pranvera e madhe, është pranvera e zgjedhjeve parlamentare. Prandaj le të bëjmë gjithçka që vendi të ketë zgjedhje të qytetëruara, të shpalosim vlerat më të arrira. Unë ju garantoj se 4 vitet që vijnë ju do të jeni në epiqendër, në piedestal pasi ne kemi bindjen e thellë se ndryshimi është jetik”tha Berisha.Ai theksoi gjithashtu  se Shqipëria është vendi i cili ka ndryshuar më shumë në këto 20 vite ndërsa shtoi se mësuesit janë ndryshimi më i madh i kombit."Këto 20 vite kanë qenë më të rëndësishmet e jetës, se vlerat e misionit tuaj janë vlerat e të vërtetave të mëdha, vitet në të cilat ju keni farkëtuar vokacionin perëndimor të fëmijëve të kombit shqiptar, gjithçka në procesin e integrimit kalon nga ju. Me virtytet tuaja i formoni ata si atdhetarë të një vendi që është për tu dashur, ne deklaruam se arsimi për ne është pjesa më serioze dhe me reformën e këtij sistemi, e vendosëm në piedestalin që meriton" shtoi BerishaKryeministri Berisha rikujtoi edhe reformat që janë bërë gjatë këtyre viteve në fushën e arsimit të cilat kanë dëshmuar sipas tij edhe vlerësimin dhe respektin më të madh për mësuesin.“Ne transformuan shkallaret e rrogave duke vënë në përparësi mësuesin para të gjithave, në një hark të shkurtër ia kemi dalë që rrogat të rriten 120-140%, kemi bërë gjithçka që ju të jeni zonja të shkollave e klasave moderne, që fëmijët tuaj të ulen njësoj si bashkëmoshatarët evropianë, do ndërtojmë cdo shkollë në të katër anët e vendit” shtoi më tej kryeministri.