Paketa e re antikrizë për bizneset dhe bankat
Banka e Shqipërisë vlerëson se komunikimi i vazhdueshëm dhe i hapur me industrinë bankare dhe komunitetin e biznesit përbën një kusht të ardian-fullani-2domosdoshëm për garantimin e një qëndrueshmërie më të madhe makroekonomike dhe financiare të vendit. Këto takime shërbejnë si platforma për të prezantuar nisma dhe vendime të natyrës strategjike, ndikimi i të cilave është i drejtpërdrejtë në aktivitetin ekonomik dhe financiar të të dy komuniteteve që përfaqësohen në këtë takim. Në forumin e organizuar tri ditë më parë Banka e Shqipërisë prezantoi nismën e saj më të re: paketën e Bankës së Shqipërisë për gjallërimin e kreditimit të ekonomisë.Paketa konsiston në tri kolona: kolonën ligjore, kolonën e politikës monetare dhe kolonën prudenciale. Në vijim do të ndalem në trajtimin e secilës prej tyre.1 – Kolona ligjoreRritja e shpejtë e kredive me probleme këto vitet e fundit, ndërmjet të tjerash, pasqyron dhe një sërë problemesh të njohura dhe të panjohura më parë në lidhje me ekzekutimin e kolateralit. Për këtë qëllim, së bashku me industrinë bankare, kemi identifikuar dhe bërë propozimet përkatëse për një efektivitetit më të lartë ne procesin e ekzekutimit te kolateralit. Përmes konsultave me aktorë të tjerë të rëndësishëm në proces, u përgatitën ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin Civil.Këto ndryshime mundësojnë realizimin më të shpejtë të procesit të ekzekutimit të detyrueshëm, duke shmangur zgjatjet procedurale të shkaktuara nga debitorët e bankave.Nga komunikimet me Ministrinë e Drejtësisë, jemi në dijeni që ndryshimet e mësipërme janë në proces finalizimi dhe pritet që kjo paketë ligjore të përcillet për miratimin e tyre në Këshillin e Ministrave, e më pas në Kuvendin e Shqipërisë. Shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur nevojën që këto propozime ligjore të miratohen në Kuvendin e Shqipërisë, në një kohë sa më të shpejtë. Përmirësimet e kuadrit ligjor dhe të praktikës në ekzekutimin e kolateralit, mund t’u prezantonin autoriteteve publike hapësira të reja për nxitjen e kreditimit në vend.2 – Kolona e politikës monetareE përmenda më sipër se politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka qenë në krahun lehtësues kohët e fundit, duke ndërmarrë 6 ulje të njëpasnjëshme të përqindjes bazë të interesit.Niveli i marrëveshjeve të riblerjes me maturim njëjavor, pas uljes së fundit të bërë në fund të muajit janar 2013, arriti vlerën më të ulët historike në nivelin 3,75%. Bëhet fjalë për një vlerë rekord, jo vetëm përsa i takon aspektit historik të saj, por edhe nëse e krahasojmë atë me të gjitha ekonomitë e tjera të rajonit, përfshirë dhe shumicën e anëtarëve të rinj të BE-së. Në gjykimin e Bankës së Shqipërisë, kushtet monetare janë të përshtatshme për të siguruar përmbushjen e objektivit të inflacionit në një periudhë afatmesme, duke ofruar njëkohësisht edhe stimulin e nevojshëm monetar për mbështetjen e kërkesës së brendshme.Megjithatë, nga këndvështrimi i këtij takimi rëndësi paraqet e ardhmja e politikës monetare. Siç u përmend dhe në deklaratën e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë një politikë monetare stimuluese, për sa kohë që presionet inflacioniste do të mbeten të dobëta. Për më tepër do të doja të siguroja sistemin bankar se kuadri operacional i ofruar prej nesh do të ruajë të njëjtin karakter stimulues. Ai do të synojë të shmangë çdo formë tensioni, qoftë dhe sporadike, nga ana e bankave, në lidhje me mjaftueshmërinë e likuiditetit në treg, si përsa i takon sasisë, ashtu dhe përsa i takon çmimit dhe maturitetit.3 – Kolona prudencialeNdërkohë që dy shtyllat e para kanë një ndikim më të tërthortë dhe të shtrirë në kohë, kolona e prudenciale do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë në gjallërimin e kredisë. Bëhet fjalë për një sërë masash të cilat do të çlirojnë burime financiare te bankat dhe do t’i nxisin ato t’i kanalizojnë këto burime drejt kreditimit. Në themel të këtyre masave qëndrojnë ndryshimet rregullative, që mundësojnë:1) uljen e kërkesave për aktive likuide të bankave; dhe2) ndryshimin e koeficienteve të rrezikut.Ulja e kërkesës për aktive likuide të bankave, mund të realizohet pa cenuar stabilitetin e sistemit, pasi niveli i tyre është përgjithësisht më i lartë se ai i standardeve ndërkombëtare dhe i bankave në rajon. Për më tepër, në kushtet kur bankat që veprojnë në vend e kanë origjinën e tyre kryesisht nga Europa, kjo ulje mund të bëhet në kushtet kur perceptimi i rrezikut në tregjet financiare europiane ka rënë. Ulja mund të mbështetet veçanërisht te veprimet monetare dhe angazhimet e Bankës Qendrore Europiane. Sidoqoftë, kjo ulje do të jetë e kontrolluar dhe e zbatuar sipas profilit të rrezikut për çdo bankë. Kjo do të thotë që megjithëse ulja mund të jetë e përgjithshme, niveli i kërkuar i aktiveve likuide, sipas valutave dhe në tërësi, mund të jetë i ndryshëm në banka të ndryshme.Ndryshimi i koeficienteve të rrezikut në strukturën e investimeve synon që kapitali i bankave të mbështesë më mirë zhvendosjen e burimeve të tyre drejt kreditimit. Më konkretisht, propozohet që koeficientet e rrezikut që përdoren për llogaritjen e kapitalit të bankave, të rriten ndjeshëm për flukset e reja të investimeve që bankat kryejnë me subjektet jorezidente.Nga ana tjetër, koeficientet e rrezikut mund të ulen te bankat për sasinë e kredisë së re që i shtohet stokut ekzistues, për një periudhë kohe të caktuar. Në këtë mënyrë, zhvendosja e synuar e fondeve drejt kreditimit në vend, mund të kryhet edhe nga ato banka që kanë një nivel më të ulët të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit.Këto masa nuk janë administrative. Vendimi për të realizuar zhvendosjen e fondeve drejt kreditimit të sektorit privat në vend, do të mbetet një vendimmarrje e vetë bankës. Si për çdo rast tjetër, banka duhet të vërë në balancë të gjithë faktorët që përcaktojnë rreziqet, kostot dhe përfitimet nga kjo zhvendosje.Zbatimi i masave të mësipërme kërkon një ndryshim të kuadrit rregullativ ekzistues, i cili do të rrijë në fuqi për një afat kohor të përkohshëm. Më pas, gradualisht bankat duhet t’i kthehen zbatimit të kërkesave të kuadrit rregullativ ekzistues, për sa i takon mënyrës së llogaritjes së kërkesave për kapital. Në këtë mënyrë, ne ruajmë në çdo kohë te bankat stimulin e nevojshëm për të kredituar në mënyrë të kujdesshme.Më tej, Banka e Shqipërisë do të ndryshojë kuadrin rregullativ, për të nxitur bankat që të mbështesin kërkesat për ristrukturim të kredisë nga kredimarrësit, që në momentin që kredia konsiderohet e mirë. Nëse bankat e realizojnë një gjë të tillë në mënyrë efektive, atëherë ato do të kenë një kosto më të ulët në drejtim të kërkesave për krijimin e fondeve rezervë për rrezikun e kredisë.Ky element do të mundësojë që bankat të trajtojnë në mënyrë më të kujdesshme dhe proaktive klientët e tyre më të mirë, të cilët mund të jenë duke shfaqur problemet e tyre të para në shlyerjen e kredisë për shkak të faktorëve që janë jashtë kontrollit të tyre.Si një element kontrolli për këtë veprim, kuadri rregullativ do të parashikojë qëndrimin e përkohshëm të kredisë së ristrukturuar në këtë kategori (apo në kategorinë standarde), dhe kalimin e saj të menjëhershëm në kategorinë e një cilësie më të ulët, nëse cilësia e kredisë bie pas ristrukturimit. Theksoj se Banka e Shqipërisë, pas një konsultimi të gjerë me bankat, ka përgatitur udhëzimet përkatëse që duhet t’i orientojnë ato në procesin e ristrukturimit të borxhit.Gjithashtu, Banka e Shqipërisë konstaton që një pjesë e kredive me probleme, kryesisht të atyre humbura, qëndrojnë në bilancin e bankave për shkak të interpretimit të ndryshëm që industria bankare dhe autoritetet e tatim-taksave kanë për nisjen dhe përfundimin e procesit ligjor ndaj subjektit debitor kredimarrës.Eliminimi i këtyre kredive nga bilanci i bankave në mungesë të bashkërendimit të këtij interpretimi sjell pasoja për ngarkesën tatimore të bankave dhe rrjedhimisht pengon fshirjen e kredive të humbura nga bilanci, duke e fryrë nivelin e kredive me probleme, dhe duke angazhuar kapacitetet e bankave në mënyrë joeficiente.Për këtë arsye, gjej rastin për të theksuar nevojën që industria bankare dhe autoritetet fiskale të identifikojnë faktorët që çojnë në interpretime të ndryshme të këtij problemi, si edhe të formulojnë zgjidhjet e të ndërmarrin përmirësimet e nevojshme ligjore dhe nënligjore për zgjidhjen e tij në mënyrë përfundimtare. Banka e Shqipërisë është e interesuar dhe e gatshme të japë të gjithë ndihmën e nevojshme në këtë drejtim.Situata ekonomike dhe financiare që po kalon ekonomia e vendit, kërkon të ruhet ritmi i ndërmjetësimit financiar dhe të trajtohet me përparësi çështja e kredive me probleme. Bashkëveprimi i deritanishëm me autoritetet e tjera publike ka qenë i mirë, dhe ne presim zhvillime konkrete në drejtim të fillimit të procesit të shlyerjes së detyrimeve të sektorit publik ndaj firmave private, si edhe miratim të ndryshimeve të propozuara në legjislacion për përmirësimin e procesit të ekzekutimit të kolateralit. Banka e Shqipërisë do të vlerësojë efektin e këtyre masave dhe do të monitorojë zbatueshmërine e tyre në vazhdimësi. Në vijim të këtij procesi, në jemi të gatshëm t’i përshtatim ato me zhvillimet ekonomike dhe financiare ose t’i mbështesim me masa të tjera. Në themel të çdo veprimi të Bankës së Shqipërisë në këtë drejtim do të qëndrojë stabiliteti i sistemit financiar.Dëshiroj t’u kujtoj të gjithë përfaqësuesve të sektorit privat prodhues e financiar, se nën efektet dhe ndikimin e krizës autoritetet publike, ligjvënëse, fiskale dhe monetare, kanë bërë ndryshime të rëndësishme në filozofi, objektiva dhe në vendimmarrje, larg konsideratave tradicionale. Këto ndryshime të përkohshme kanë si qëllim kryesor absorbimin e efekteve të krizës, stabilizimin e ekonomisë, konsumit dhe investimeve private.Kjo filozofi është e nevojshme të adoptohet edhe nga ana e sektori privat, që nënkupton një përshtatje dhe korrektim të tillë të përkohshëm.Duke përsëritur thirrjen e zj. Lagarde, drejtore e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në kushtet aktuale, objektivi i sektorit privat nuk duhet të jetë vetëm fitimi, por edhe krijimi i vendeve të punës, krijimi i vlerës së shtuar, krijimi i ideve të reja dhe përmes tyre stabilizimi i ekonomisë. Rritja e punësimit dhe e të ardhurave nga puna do të thotë më shumë konsum e investime, më shumë kërkesë konsumatore për mallra shërbime e mjete financimi. Ekonomia ka nevojë për një sektor privat dhe financiar të përgjegjshëm përkundrejt ekonomisë reale, për një sektor privat që mbështet punëmarrësit dhe konsumatorin, për një sektor financiar që krijon vlera dhe jo që i shkatërron ato.Kriza erdhi si një krizë globale dhe zgjidhja e plotë e saj do të jetë si e tillë. Megjithatë, çdo vend duhet të bëjë detyrat e shtëpisë dhe të ndërmarrë reformat e duhura strukturore për kalimin e saj.