Referendumi për 3 ligjet, Sequi:Dialogu s'është shuma e dy monologjeve
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi i ka kujtuar politikës shqiptare rëndësinë e madhe të dialogut për interesin e vendit.I pyetur nga mediat për referendumin për tre ligjet e integrimit, amabadori Sequi ka theksuar se nuk ka çfarë t'i shtojë deklaratës së dhënë nga eurokomisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle."Fyle i ka thënë të gjitha, nuk do të shtoj asgjë. Duhet ta keni vënë re që ne flasim për konsensus dhe dialog dhe ju them se cila është mënyra jonë e interpretimit për dialogun. Dialogu për ne nuk është shuma e dy monologjeve" tha Sequi.Deklarata e ambasadorit u bë pas ceremonisë së mbylljes së projektit të binjakëzimit të financuar nga BE në mbështetje të sistemit të menaxhimit të Aviacionit Civil Shqiptar për të cilin e cilësoi si një sektror të rëndësishëm për shqiptarët si dhe për turizmin.