Arvizu në FB: Të gjitha palët janë përgjegjëse për zgjedhje të lira

Ambasadori amerikan Arvizu i është përgjigjur sot pyetjeve të qytetarëve në Facebook, bërë në faqen e Act Now".I pyetur nëse mendon se do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, ambasadori Arvizu ka theksuar se të gjithë palet përgjegjëse (KQZ-ja, qeveria, partite politike dhe kandidatet e pavarur duhet të veprojnë në mënyra të tilla që të rrisin besimin publik në proces, dhe si rrjedhim, një rezultat që pasqyron vullnetin e njerëzve ne 23 Qershor.“Edhe secili prej votuesve ka pergjegjesi. Prandaj dhe une i inkurajoj te gjithe qe te nenshkruajne zotimin "Sepse e Dua Vendin Tim" ne faqen e Facebook-ut te ACT Now! Nese te gjithe bejne detyren e tyre, atehere nuk ka asnje arsye perse keto zgjedhje te mos jene me te lirat dhe me te ndershmet ne historine e Shqiperise" thekson Arvizu.Ai ka theksuar më tej se SHBA do vlerësojë në mënyrë objektive mbi çka do të vëzhgojë para dhe gjatë procesit të zgjedhjeve.“Populli shqiptar meriton të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Vlerwsimi ynë do të jete objektiv dhe i bazuar mbi çfarë ne vëzhgojme përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve” ka shtuar Arvizu.Ambasadori Arvizu theksoi më tej se SHBA po punon me KQZ për një proces transparent ndërsa kërkoi që ditën e votimit të mos ushtrohet presion tek votuesi.“Ne po mbeshtesim grupet e vëzhguesve, të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe po punojmë me KQZ-në për të ndërtuar një proces transparent të raportimit të rezultateve. Në zotimin "Sepse e Dua Vendin Tim", ne u kemi kërkuar njerëzve që të premtojnë se nuk do të ushtrojnë presion tek familjaret e tyre për të votuar në një mënyrë apo në një tjetër. Ashtu edhe mbikëqyrësit apo personat në pozicione drejtuese nuk duhet të ushtrojnë presion tek vartësit e tyre për të votuar në një mënyrë të caktuar” ka shtuar më tej ambasadori.I pyetur në lidhje me numërimin e votave, ambasadori Arvizu rikujtoi pjesëmarrjen e tij në numërimin e votave për zgjedhjet e 2011 duke shtuar se ishin partitë politike që bllokuan procesin e numërimit dhe se kjo sipas tij ishte e papranueshme.“Gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, rezultati u përcaktua disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën dhe mbi 100 milionë njerëz votuan. Gjatë zgjedhjeve lokale të 2011-ës, une isha prezent në disa raste ku partitë politike ishin përgjegjëse për ndalimin e numërimit të votave. Kjo është e papranueshme. Kjo nuk sjell rritjen e besimit të publikut në intergritetin e procesit të numërimit të votave. Sa më shumë njerëz të kenë besim në integritetin e këtij procesi, aq më shumë ka gjasa që ata nuk do të kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve” ka thënë ambasadori.Pyetjes, nëse SHBA është e interesuar për stabilitet apo për demokraci në Shqipëri, ambasadori  Arvizu është shprehur se kjo ndarje është fallco pasi sipas tij është vështirë të kesh njërin pa pasur tjetrën.“Unë mendoj që kjo është një ndarje në dysh jo e vërtetë dhe fallco. Stabiliteti dhe demokracia nuk janë reciprokisht ekskluzive. Duke folur në praktike është e vështirë të kesh njërën pa pasur tjetrën. Ky është rasti edhe në Shqipëri”, tha Arvizu.Arvizu është pyetur edhe në lidhje me deklaratat e ashpra politike që bëhen në vend, për të cilat theksoi se se për të ndërtuar një dialog konstruktiv politik, ambasado  po operon me forumet rinore të partive politike në vend.“Jam dakord që deklaratat e përditshme të partive politike nuk kontribuojnë në ndërtimin e atij konsensusi politik, për të cilin Shqipëria ka nevojë. Për të ndërtuar një dialog konstruktiv, Ambasada është duke mbështetur një seri debatesh para-zgjedhore, me përfaqësuesit e forumeve rinore të pesë partive politike” shkruan më tej ambadori Arvizu.