Rama: Do kthejmë lirinë e profesionit të mësuesit
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se liria e profesionit për mësuesin është cënuar për arsye politike.Në një bashkëbisedim me mësuesit në selinë rozë, kryesocialisti Rama premtoi se gjëja e parë që PS-ja do të bëjë kur të vijë në pushtet do të jetë pikërisht kthimi i kësaj lirie për të gjithë mësuesit dhe vendosja e një komunikimi të vazhdueshëm mes mësuesve dhe prindërve."Është situatë shumë e ndërlikuar dhe në fakt fillon me lirinë e profesionit, të tjerët janë të domosdoshme por liria e profesionit është tërësisht e cënuar për arsye politike dhe thellësisht partiake dhe elektorale që vazhdojnë çdo ditë ta rrënojnë arsimin, të rrënojnë marrëdhëniet mes mësuesit dhe shkollës. Gjëja e parë që ne do të bëjmë është ta kthejmë lirinë e profesiont mësusesit, të zhvillojmë një proces rekrutimi të mësuesve që të jetë i koordinuar me prindërit” tha Rama.Rama ka theksuar më tej se nuk mund të garantohet dot cilësi nëse prindërit janë jashtë vendimmarrjes."Të garantojmë një sistem ku mes prindit dhe shkollës të vendoset komunikim konstant, cdo familje të marrë në mënyrë sistematike informacion për fëmijën me shkrim, të afrojmë shkollën me komunitetin, duke e bërë jo vetëm vendin e mësimit, por edhe vendin e aktivitetit social e kulturor, rilindje e mësuesit si autoritet i mësuesit, njësoj si të mjekut dhe policit, pa këto tre figura nuk ka shtet dhe komunitet. Rrogat janë rritur, por fuqia blerëse ka rënë, për shkak të çmimeve që janë të lidhura me zhvillimin e munguar”- tha Rama.Ai premtoi se do pas 23 qershorit do i kthejë autoritetin mjekut, policit dhe mësuesit si dhe heqjen e taksës së sheshtë e cila sipas tij do i japë mësuesit një rrogë më shumë.“Taksa e sheshtë ka qenë një goditje që i ka marrë frymën gjithë shtresës së mesme, ku hyn dhe mësuesit. Ne duhet të ulim taksat me patjetër dhe nga ky program mësuesit do fitojnë një rrogë më shumë. Nuk është shumë por një hap më shumë drejt një frymëmarrje më të mirë” shtoi Rama.Ndërsa vetë mësueset i kanë shprehur kryesocialistit Rama shqetesimet e tyre se brenda në shkolla janë mësues me bindje politike.“Mësuesi nuk është as i Partisë Socialiste e as demokratike, mësuesi është i së ardhmes” ka deklaruar një mësuese.Rama uron mësuesit në FB: Vota e 23 qershorit do vendosë për arsimin truall dijeje apo makutërieKreu i PS-së, Edi Rama ka uruar mësuesit për 7 Marsin përmes një kartoline postuar në profilin e tij në Facebook.
Kartolina ka pamjen e truallit të shkollës “Kosova”, e cila e paraqet shkollën të kthyer në një parking ndërsa kryesocialisti Rama thekson se vota e 23 Qershorit do vendosë nëse do të jetë pallat apo shkolla e re “Kosova”.“U uroj 7 marsin mësuesve në këtë ditë të shënuar me ketë kartolinë të truallit të shkollës Kosova. Deri pak vite më parë ishte shkolla, sot është parkingu dhe vota e 23 qershorit do të vendosë nëse nesër do të jetë një pallat shumëkatësh apo shkolla e re Kosova. Ashtu siç do të vendosë nëse vetë arsimi nesër do jetë trualli i dijes që do të garantojë të ardhmen apo trualli i makutërisë rrënuese qe po i mbyll horizontin shoqërisë sonë” shkruan Rama.Kryesocialisti shkruan më tej se vota e 23 Qershorit do të vendosë nëse mësuesit do të taksohen më pak se ministri dhe do respektohen më shumë nga shteti apo do taksohen akoma më shumë dhe respektohen akoma më pak.